Victoria, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Ukrainës e krijuar nga AI

Victoria, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Ukrainës e krijuar nga AI

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës do të ketë një zëdhënëse të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (AI), e ngarkuar të komunikojë informacionin konsullor kushtuar medias.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Victoria Shea, është frymëzuar nga një person real, këngëtarja dhe influencuesja ukrainase, Rosalie Nombre, e cila pranoi të merrte në projektin e ministrisë dhe të shërbente si model.

Për të riprodhuar fizionominë dhe zërin e saj, ekipi i projektit fotografoi dhe dixhitalizoi Nombre.

“Puna ime do të konsistojë në raportimin para publikut të informacionit operacional dhe të verifikuar të departamentit konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës”, tha zëdhënësja e re virtuale në një video-mesazh.

Unë do t’i informoj gazetarët për lajmet mbi punën e konsujve në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve ukrainas jashtë vendit, reagimin ndaj aksidenteve ose situatave emergjente dhe lajme të tjera.

Gjithsesi me anë të një deklarate ministria saktësoi se përfaqësuesi konsullor nuk do të zëvendësojë zëdhënësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, i cili pas përfundimit të mandatit të Oleg Nikolenkos do të zëvendësohet së shpejti.

“Përdorimi i një personi dixhital të krijuar nga inteligjenca artificiale për komentet konsullore përfaqëson, një kursim kohe dhe burimesh për ministrinë”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Kështu diplomatët, me mish e gjak, do të jenë më efektivë dhe të përqendrohen në detyra të tjera për të ndihmuar qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy