
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas fitores së Partizanit në Superkupën shqiptare kundër Kukësit.
Autobusi i tifozëve të ekipit kryeqytetas është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit të Elbasanit.
Ngjarja ndodhi gjatë kthimit të tifozëve kryeqytetas, pas fitores që i dha Partizanit trofeun e Superkupës.
Siç raporton gazetari i Tema TV, Mariglen Kume, nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e flakëve që kanë përfshirë mjetin. Por ngjarja ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën.



