Drita jeshile për pushtimin rus të Ukrainës në këmbim të mbështetjes së Moskës për zgjedhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016.
Është një pakt i vërtetë i poshtër, ai që mes Donald Trump dhe Vladimir Putin i raportuar nga New York Times në një investigim të gjatë me titull “Historia e patreguar e Russiagate dhe rruga drejt luftës në Ukrainë”.
Hipoteza e të përditshmes së New York është se ndihma e Kremlinit në zgjedhjen e Trump kishte për qëllim në thelb marrjen e mbështetjes së manjatit për një copëtim të Ukrainës nga Moska.
Shkrimi i New York Times bazohet në shqyrtimin e qindra faqeve të dokumenteve nga hetimi i Russiagate nga prokurori Robert Mueller dhe nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit.
Ish-presidenti amerikan deklaroi së fundmi se nëse do të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, Putini nuk do ta kishte nisur kurrë luftën.
Por me inaugurimin e qeverisë Biden në janar 2021, shpjegon e përditshmja amerikane, Putini u gjend përballë një presidenti të ri amerikan, i cili kishte premtuar një linjë të ashpër kundër planeve të tij perandorake në Ukrainë.
Trembëdhjetë muaj më vonë përfundon investigimi i NYT, tanket ruse kaluan kufirin ukrainas. Dhe ndërsa në funksion të zgjedhjeve afatmesme, Biden paralajmëron për rreziqet për demokracinë që ende përfaqësohet nga Trump, manjati mendon të nisë kandidaturën e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë në nëntor, menjëherë pas zgjedhjeve të së martës së ardhshme.



