Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Kanadaja mund ta mbajë himnin e saj kombëtar kur të bashkohet me Shtetet e Bashkuara. Shakaja e Trump erdhi në takimin e Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë në Uashington DC të enjten.

Trump ka hedhur vazhdimisht idenë e përfshirjes së Kanadasë në SHBA duke sjellë si argument varësinë prej.

“Ne do të duhet të arrijmë një marrëveshje… sepse mua më pëlqen “O Canada” në rregull”, tha Trump, duke iu referuar himnit. “Është një gjë e bukur. Unë mendoj se ne do të duhet ta mbajmë atë për shtetin e 51-të.”

Otava e ka hedhur poshtë vazhdimisht idenë e përfshirjes së vendit në SHBA, ndërsa kryeministri kanadez në largim, Justin Trudeau, thotë se ideja e Trump nuk është e re.

Trump e bëri këtë batutë teksa iu referua mosmarrëveshjes tregtare mes dy vendeve.

“Kanadaja do të duhet të paguajë tarifa për automobilat, lëndën drusore, naftën dhe gazin, etj., Ata marrin 95% të produktit të tyre nga Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ata do të duhet të bëhen shteti i 51-të”, ka argumentuar presidenti amerikan.

Në fillim të këtij muaji, Otava vendosi tarifa 25% për mallrat amerikane si hakmarrje për taksat e Uashingtonit për të gjitha prodhimet kanadeze që ishin futur për shqetësimet në lidhje me imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës. Të përballur me një luftë tregtare të afërt, Uashingtoni dhe Otava kanë rënë dakord të shtyjnë zbatimin e tarifave deri më 4 mars.