Sejamini: Nuk jemi të rëndësishëm për politikën e jashtme të SHBA

Sejamini: Nuk jemi të rëndësishëm për politikën e jashtme të SHBA

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në studion e MCN Tv foli mbi çështjet e politikës shqiptare dhe rikthimin e Trump si president në SHBA. Për këtë të fundit tha do të ketë ndikim, por nuk do të thotë se Trump do të merret drejtpërdrejtë me çështjet e Shqipërisë, pasi ne nuk jemi aq të rëndësishëm për departamentin e jashtëm të SHBA-së.

Ndërkohë lidhur me “Reformën në Drejtësi”, për të cilën tha se tashmë është e vënë në zbatim, por ka lënë shumë pasoja. Një ndër to është boshllëku në sistemin e drejtësisë të 40% të vendeve dhe stoku i dosjeve të çështjeve të pazgjidhura. Për këtë, Sejamini tha se shumë prej dosjeve të cilat presin gjykim kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve, ku jo shumë larg 7 prej personave të thirrur për të marrë gjykim rezultoi se kishin ndërruar jetë.

Intervista:

- Sejamini ka një klimë politike në Tiranë të krijuar nga ndryshimi në SHBA. Ka interpretime sipas të cilave sugjerohet se ardhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë do të zgjidhë problemin e lidershipit opozitar në Tiranë. Sipas jush është realist një qasje e tillë, apo po luhet më tepër për të tonifikuar mbështetësit e opozitës?

Ne mundohemi të gjejmë zgjidhje të huaja për probleme të vendit. Se kush do jetë përfaqësues e vendos qytetarët shqiptare. Dakord do ketë ndikim, por jo sa të vendosë. Nuk jemi të rëndësishëm për politikën e jashtme të SHBA. Politika shqiptare në departamentit të SHBA është diçka që merren persona të tjerë dhe jo Trump.

David është ambasadori i propozuar por nuk është miratuar ende. Aktualisht miratimi i tij është në kalendarin e votimit të senatit. Besoj do të miratohet deri në fund të vitit. 

Nisur nga e shkuara ka patur një shqetësim të madh në lidhje me një zgjidhje që u mundua të jepet për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo që ky ngërç mund të zgjidhej me shkëmbime territoresh. Ky lloj propozim ka lindur dhe është dakordësuar mes Vuçiç, Thaçi dhe Ramës. Më pas është dërguar në SHBA dhe Trump ti jepte bekimin. Në këtë lloj mënyre ai u përfshi në këtë propozim dhe kjo nuk u prit mirë nga disa lider në Europë dhe Ballkan. Prandaj edhe nuk është pritur mirë rizgjedhja e Trump si president.

-Dy ditë më parë E ngarkuara me punë e SHBA theksoi se reforma në drejtësi është e pakthyeshme, teksa akuzoi policinë për mosbashkëpunim. Nga ana tjetër kreu I PD-së, Sali Berisha ka shprehur idenë që PD-ja t’i kërkojë mendim Komisionit të Venecias për reformën, ndërkohë që kreu I Komisionit Antikorrupsion, Xhafaj ka theksuar se ka nevojë për ndërhyrje në të paktën 140 nene në ligje të ndryshme. Për t’I përmbledhur këto: mund të themi se ka një vullnet politik për ta frenuar veprimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi?

Reforma ka mbaruar dhe kemi një sistem drejtësie tani. Për mirë apo për keq, funksionon apo jo është çështje tjetër. Sot ne jemi në kushtet ku zbatimi reformës ka sjellë boshllëqe të mëdha ku 40% e vendeve janë bosh dhe kemi pasojën e çështjeve të mbetura pa u zgjidhur që duan edhe 10 vite. A funksionon ky sistem? Jo. Drejtësi e vonuar, do të thotë drejtësi e munguar.

Shumë nga çështjet që janë lënë në gjykim për shkak të mos pasjes së stafit kanë pasur të bëjnë me çështjet e pensioneve të cilat nuk janë vendosur në vlerën që duhej. 7 nga rastet që janë thirrur për gjykim, kanë qenë persona që kanë ndërruar jetë. Pra për ta ka qenë një drejtësi e vonuar, pra drejtësi e munguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy