Shkurtaj: Politikanët bëjnë mëkat që përdorin fjalë të huaja, s’ua dinë as kuptimin!

Shkurtaj: Politikanët bëjnë mëkat që përdorin fjalë të huaja, s’ua dinë as kuptimin!

Akademiku Gjovalin Shkurtaj tha se politikanët shqiptarë bëjnë një mëkat kombëtar kur përdorin fjalë të huazuara në vend të atyre shqipe.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Shkurtaj theksoi se globalizmi, apo hyrja në Evropë do të bëjë punën e vet, por duhet të ruajmë palcën apo shpirtin si shqiptarë.  

Besoj që me kthjellimin e shpirtit të shqiptarëve, me vajtjen drejt Evropës, globalizmi do të na bëjë punën e vet, do të na rrafshojë shumë, por në duhet të ruajmë palcën, të na marrë malli të flasim shqip. Nuk kam ndonjë mëri me politikanët, me ata që bëjnë reklamat, por më duket se bëjnë një mëkat të madh kombëtar, që në vend të thonë një fjalë shqip, marrim incineratorin për të 100 të tjerat, implementim... Ka shumë fjalë që i kanë përdorur njerëzit e politikës, varem në litar që s’ua dinë kuptimin! I ngatërrojnë njëra me tjetrën! Gjërave të thjeshta duhet t’i themi thjesht. Hyrja në Evropë parakupton si delja që shkon nëpër rrëzga. Do na humbasin shumë elemente, por duhet të mbetet shpirti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy