
Policia e Shtetit nisur procedimin penal ndaj protestuesve që morën pjesë në 4 tubimet që opozita mbajti njëkohësisht në 4 akse të vendit, tri ditë më parë.
Mes të proceduarve janë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe deptutetë të opozites.
Katër protesta të koordinuara u mbajtën njëkohësisht të enjten në në Vorë, Çermë të Lushnjës, Bradashesh të Elbasanit dhe Mamurras-Milot.
Protestat erdhën në kuadër të asaj që opozita e ka paralajmëruar si mosbindje civile në lidhje me tarifën e Rrugës së Kombit.
Mes deputetëve dhe emrave të njohur të proceduar nga radhët e PD-së janë Lulzim Basha, Arben Ristani, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Nard Ndoka, Edmond Spaho, Voltana Ademi, Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Oriola Pampuri si dhe Nada Meçorapaj.



