
Princi Harry i Anglisë, i cili hoqi dorë nga benefitet e familjes mbretërore pas martesës me aktoren Meghan Markle thotë se Britania e Madhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
Kjo deklaratë e tij u tha nga avokatët, teksa në Londër nisi të premten seanca paraprake ndaj Home Office, për marrjen e garancisë për të pasur shoqërues, për të mbrojtur familjen e tij, gjatë qëndrimeve të ardhshme në Britaninë e Madhe, por duke e paguar për këtë gjithçka nga xhepi .
Avokatët e princit thanë në Gjykatën e Lartë, se Harri, nuk ndihej i sigurtë për një vizitë të mundshme në Britani.
Gjatë seancës, ku pjesa më e madhe e çështjes duhet të mbetet konfidenciale, avokati i princit, Shaheed Fatima, tha se lidhjet e tij me Britaninë e Madhe mbeten të forta.
“Është e kuptueshme që ai dëshiron të kthehet për të parë familjen dhe miqtë dhe të vazhdojë të mbështesë bamirësitë që i ka aq përzemër. Por ai nuk u ndje aspak i sigurt kur ishte për vizitë verën e kaluar, për shkak të çështjeve të sigurisë”, tha avokati, raporton BBC.



