Përmbytje dhe bllokim rrugësh, reshjet e shiut krijojnë probleme në vend

Përmbytje dhe bllokim rrugësh, reshjet e shiut krijojnë probleme në vend

Këtë të shtunë, vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa nuk kanë qenë të pakta problematikat e krijuara. Reshje të dendura kanë rënë në qarkun e Kukësit, ku edhe ka shkaktuar rëshkitje dherash në disa akse rrugore.

Ndërkohë, reshjet përfshinë edhe qytetin e Elbasanit, ku në pak minuta rrugët u mbushën me ujë. Problematike ishte zona tek “Kalaja”, e cila si pasojë e mungesës së kanalizimeve ujërat kanë vërshuar në rrugë.

Ndërkohë, era ka qenë e fortë në zonat bregdetare që ka bërë që pushuesit të lënë ccadrat dhe të kthehen në banesa.

Për pak minuta reshjet e shiut përfshinë edhe kryeqytetin por pa u shënuar ndonjë problematikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy