Strazimiri: Në 3 mars para Kryeministrisë për të çliruar gjykatën nga influencat politike. Protestat vazhdojnë edhe pas kësaj date (VIDEO)

Strazimiri: Në 3 mars para Kryeministrisë për të çliruar gjykatën nga influencat politike. Protestat vazhdojnë edhe pas kësaj date (VIDEO)

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, foli në MCN Live lidhur me protestën që do të zhvillojë nesër opozita para Kuvendit, dhe tubimin që pritet të mbahet në 3 mars në bulevard.

Strazimiri tha se nesër protestojmë që opozita ta ketë vendin në Parlament dhe të flasë aty, ndërsa në 3 mars do protestohet për të çliruar gjykatën nga influencat politike.

Besoj që një opozitë në rrugë, në betejë kundër regjimit është në përmbushje të plotë të misionit, për të ngritur në këmbë çdo njeri që është kundër këtij regjimi dhe kësaj demokracie false. Kemi nisur një revolucion paqësor, duke i bërë thirrje të gjithë shoqërisë të jetë në këmbë, të mbrojë të drejtat nga buka e fëmijëve në tavolinë, te liria që materializohet nga ekzistenca e një opozite në Parlament që të të mund të flasë të thotë të vërtetat e saj. Nesër para Parlamentit protestohet për shkak të vendimit që opozita e ka vendin në Parlament, që duhet të flasë, që s’duhet t’i marrë leje qeverisë për të folur. Refuzojmë të jemi një opozitë formale, që nëse flasim përjashtohemi. Në datën 3 do jemi aty, përpara Kryeministrisë, për të çliruar gjykatën nga tendencat dhe influencat e politikës, që të marrë drejtimin e drejtë dhe të duhur për ekzistencën e opozitës në Shqipëri”.

Strazimiri tha se nuk ka një skenar lidhur me protestën e 3 marsit, duke shtuar se protestat e opozitës do të vazhdojnë edhe pas kësaj date.

Jo s’ka një skenar. Nuk do jetë protesta e fundit, do ketë një 4 mars, një 5 mars, një 6 mars. Ky revolucion paqësor është një veprim vetëmbrojtje i kësaj shoqërie, e ndodhur në sulm. Është një betejë që do vazhdojë dhe s’do mbyllet në 3 mars, apo 4 mars. Vendimi s’e ndryshon fatin e protestave. Jam i bindur që nëse gjykata do vendosë jashtë presioneve politike gjykata do marrë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Kuvendi i 11 dhjetorit ka qenë një nga ngjarjet më transparente në politikën shqiptare. Nuk ka pasur zgjedhje të tilla në Shqipëri që të kenë qenë aq perfekte”.

Duke iu referuar regjistrimit të partisë Bindja Demokratike, Strazimiri tha se KQZ ka ndërruar në mënyrë flagrante praktikën për dy raste analoge.

KQZ ka krijuar një praktikë të vetën, kur ka regjistruar partinë Bindjen Demokratike brenda dy orësh. Është konsideruar se PD duke mos qenë pjesë e procesit nuk legjitimohej. Fakti që KQZ përdoret nga persona politikë, që ndërron praktikën në mënyrë kaq flagrante për një rast analog, fakti që KQZ detyron gjykatën të mblidhet, edhe nga kjo mua më vjen erë e keqe. Njerëz që zbarazin selinë e partisë pas disfatës së 6 marsit dhe marrin vulën e partisë në xhep, nuk më duket fort politike. Njeriu kur zbraz zyrën, vulën e lë në sirtar. Veprim politik dhe i përgjegjshëm nuk është. Opozita është nën sulm, prandaj ju thash që është një akt vetëmbrojtje. 3 marsi do ndajë më shumë se sa kush i takon vula, do të përcaktojë sasinë dhe intensitetin e sulmit në të cilën është opozita, demokracia dhe pluralizmi në Shqipëri. Cilido vendimi i gjykatës, forcat në terren janë të dukshme, janë të qarta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy