Vaksinimi i studentëve, Daka thirrje Kushit për mbledhjen e një forumi: S’mund të ketë vendime drastike (VIDEO)

Vaksinimi i studentëve, Daka thirrje Kushit për mbledhjen e një forumi: S’mund të ketë vendime drastike (VIDEO)

Vendimi i qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm ka sjellë një pështjellim në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik.

Lidhur me këtë lidhur me këtë problematikë komplekse që vë në pikëpyetje ecurinë e mësimit avokatja Denisa Daka në një lidhje Skype për MCN TV i bëri thirrje Ministres së Arsimit Evis Kushi për mbledhjen e një forumi ku të jenë të pranishëm student, pedagogë dhe prindër. Në këtë tryezë sugjeroi Daka duhen trajtuar problematikat dhe të gjendet një zgjidhje.

“Në momentin që merren vendime pa pasur vendimin e palëve janë vendime të gabuara”, tha ajo duke theksuar se gjithçka që cënon të drejtat në princip është veprim i padrejtë që cënon liritë themelore të njeriut.

Intervista:

Denisa, ju jeni avokate, si e shihni nga ana ligjore vendimin e qeverisë që detryron studentet të vaksinohen në të kundërtën i mohon të drejtën e pjesmarrjes në mësim?

Daka: Nuk jam kundër vaksinimit, por jam kundër vaksinimit me detyrim. Studentët duhen trajtuar me kujdes dhe duhet marrë mendimi i tyre. Ministrja Kushi duhet të mbledhë një tryezë me studentë, pedagogë dhe prindër për të trajtuar një fenomen. Kjo duhet të ishte kryer, por jemi ende në kohë. Duhen gjetur hapësira dhe mundësi dhe tryeza në këtë moment është e domosdoshme. S’mund të ketë vendime drastike.

A mendoni se skema e qeverisë në këtë rast bie ndesh me të drejtën e njeriut?

Daka: Padiskutim. Gjithçka që cënon të drejtat në princip është veprim i padrejtë që cënon liritë themelore të njeriut.

Studentëve iu la si alternativë ose paraqitej e certifikatës së vaksinimit në shkollë ose kryerjen e testit PCR. Për ju cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

Daka: Kjo është mënyra më e mirë, por është i patolerueshëm çmimi. Janë 30-60 euro çmimet dhe kjo është e papranueshme. Duhet të gjendet një zgjedhje dhe i bëj thirrje ministres të gjejë zgjedhje. Përballimi i kostove të tilla është shumë i rëndë për një familje shqiptare. Këto ekzaminime duhet të jenë falas përndryshe këto auditorë do të jenë bosh dhe asnjë nga palët nuk do të fitojë.

Thirrjen për mbledhjen e forumit unë po e bëj publike. Duhet të këtë në tryezë studentë pedagogë dhe prindër. Në momentin që merren vendime pa pasur vendimin e palëve janë vendime të gabuara. Të mblidhet brenda kësaj jave një forum ku secila palë të parashtrojë qëndrimin e vet për të gjetur më pas një zgjedhje. Ky është sugjerimi im dhe i bëj thirrje Kushit lidhur me këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy