
Që prej janarit 2024, administrata e Kuvendit mësohet se i ka ndërprerë pagën dhe çdo përfitim tjetër financiar Sali Berishës, për mosparaqitje në punë.
Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të lënë kreun e PD-së së Rithemelimit në “arrest shtëpie”.

Për pasojë ish-kryeministri nuk ka qenë i pranishëm në seancat parlamentare të Kuvendit.
Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë nën hetim për veprën penale të korrupsionit. Berisha i ka konsideruar akuzat si të orkestruara nga kryeministri Edi Rama.



