Policia e Shtetit në këmbë kundër çdo bime kanabisi, 4150 efektiv të FNSH pushtojnë Shqipërinë

Policia e Shtetit në këmbë kundër çdo bime kanabisi, 4150 efektiv të FNSH pushtojnë Shqipërinë

Policia e Shtetit ka nisur një tjetër operacion masiv me qëllim goditjen e grupeve kriminale që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Rreth 4150 punonjës policie dhe të FNSH-së janë përfshirë në këtë operacion masiv, i cili ka nisur që prej ditës së sotme rreth orës 16:00 dhe do vijojë disa ditë rresht.

Sipas njoftimit të policisë, operacioni do të zhvillohet si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Operacioni synon kontroll të imtësishëm të gjitha serave, depove, magazinave,  ambjenteve dhe shtëpive  të braktisura, tuneleve e ish-reparte ushtarake. Kontrollet do përqendrohen në  çdo vend ku  përgjatë 10 viteve të fundit është evidentuar kultivim i bimëve narkotike.

Po ashtu kontrollet nga ajri do përqendrohen në zonat malore e të thepisura.

Në kontrollet nga ajri do përfshihet FNSH ku do kontrollohet çdo stan e parcelë që  gjatë 10 viteve të kaluara ka pasur bimë narkotike të kultivuara .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy