
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bën me dije se ka pasur biseda telefonike me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç. Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për rëndësinë e partneritetit bilateral dhe angazhimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.
“Pata bisedë të mirë sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe angazhimet e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik. Po ashtu e kam falënderuar Kosovën për përkrahjen e palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndërkohë për bisedën me presidentin e Serbisë, Sekretari i Shtetit tha se ka folur për paqen rajonale e stabilitetin.
“Bisedë produktive me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për integrimin evropian dhe paqen rajonale e stabilitetin. Po ashtu e kam uruar Serbinë për hapjen e një ambasade të re në SHBA në Washington”.



