Ligji “anti-shpifje”, KSHH: Nuk ofron garanci për gjykim të pavarur (VIDEO)

Ligji “anti-shpifje”, KSHH: Nuk ofron garanci për gjykim të pavarur (VIDEO)

Në një intervistë për televizionin tema Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit jep disa prej shqetësimeve që ngrihen. Ndër më kryesorët është rritja e kompetencave që ky ligj i jep Autoritetit të Mediave Audio Vizive që do të shqyrtojë ankesat e qytetarëve. Duke hequr paralele me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Skëndaj thotë se nuk garantohet paanshmëria e gjykimit.

Një tjetër problem që del në draftin e prezantuar nga qeveria është fakti se media nuk thirret për të mbrojtur veten nëse ndaj saj merret masë administrative me gjobë pasi shqyrtohen ankesat nga këshilli.

Sipas Skëndajt, drafti ka paqartësi edhe në dispozitën për regjistrimin e portaleve në regjistrin elektronik.

Sipas Skëndajt, kjo dispozitë ka paqartësi dhe ngre dyshime.

E sapokthyer nga nga Londra nga konferenca globale e medias, Skëndaj tha se ekspertët rekomandojnë vetërregullim të medias.

Një pikë tjetër që nuk shkon në draftiligjin antishpifje sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit është informacioni i tepërt që mediat duhet të bëjnë publike për vendndodhjen e tyre, pronësinë etj. Sipas Skëndajt, kjo penalizon mediat në një kohë që ato janë sulmuar verbalisht edhe nga figura të rëndësishme publike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy