Pas 11 muajsh arrest shtëpie, Berisha pritet me ovacione në selinë blu: Sot është ditë shprese, fitoi ligji dhe Kushtetuta

Pas 11 muajsh arrest shtëpie, Berisha pritet me ovacione në selinë blu: Sot është ditë shprese, fitoi ligji dhe Kushtetuta

Pas 11 muajsh të kaluara në arrest shtëpie, kryedemokrati Sali Berisha është pritur me ovacione të shumta nga simpatizantët demokratë, në ditën e parë të lirisë dhe kthimit në selinë blu.

Kryetari i Partisë Demokratike u kthye në seli, pak orë pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, revokoi masën e sigurisë ndaj tij.

Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha deklaroi se sot Shqipëria u ndriçua nga rikthimi i pandalshëm të rrezeve të demokracisë. “Sot është dita kur monstra e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bën asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve mundi i tre viteve, triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërtetën dhe vlerat që besonim. Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria është e zhytur në errësirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët dhe opozitarët, një ditë shprese. Sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitarë dhe kundërshtarët e opozitës, se sot nuk fitoi Sali Berisha, por ligji dhe Kushtetuta, sot ka fituar Shqipëria. Këtë vit unë kam thyer rekordin tim me numrin e fjalimeve me 330 të tilla. Sot e tutje, veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës. Na përçanë, por ne u bashkuam. Na hodhën barin, ua hodhëm në grazhd! Të gjithë deputetët sot janë bashkë. Sot janë në këmbë. Na vodhën flamurin e partisë, por ne e rifituam atë. Më qëndresë. Me këmbëngulje", tha ai.

Ndër të tjera Berisha falenderoi gjyqtaren që sipas tij respektoi ligjin dhe Kushtetutën.

Ish-kryeministri ndodhej në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, si i pandehur lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy