Rrjedhja e gazit në Porto Romano, Nazarko: Zona më e kontaminuar e Shqipërisë

Rrjedhja e gazit në Porto Romano, Nazarko: Zona më e kontaminuar e Shqipërisë

Analisti Spëtim Nzarko në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar për rrezikun që u kanoset 10 mijë banorëve që jetojnë në Porto Romano.

Ai tha se ajo është zona më e kontaminuar në të gjithë Shqipërinë dhe se sipas tij, shteti duhet të gjej një mundësi për ti hequr ata banorë nga aty dhe ti sistemoj diku tjetër.

E njoh prej 40 vjetësh atë zonë dhe është zona më e kontaminuar e Shqipërisë. Dikur ka qenë petrokimike, pra aty ujërat ose mbetjet e uzinës ishin helmet më të mëdha, pastaj në atë zonë ku janë banorët janë hedhur të gjitha plehrat e Durrësit. Ajo skemë që kemi parë ne që grumbullohen te plehrat ka qenë për shumë vite, pastaj është dhe një zonë kënetore. Ajo është një gjë e tmerrshme jo vetëm për ata, ajo është një magazinë që mund të sjellë lloj- lloj gazi sepse është pikë furnizimi, do kritikoja dhe banorët, që kanë qenë të detyruar të hyjnë pas ‘90 në këto zona të kontaminuara. Petrokimia prodhonte helmet nga më të tmerrshmet në Shqipëri. Shteti duhet të gjej një mundësi për ti hequr apo ti sistemoj diku, plus që ajo zonë nëse do vendoset ai porti i bishtit të pallës, tani në vend që të na sjell flori na sjell helme vdekje dhe dreq. Ajo është vetëm një pjesë e vogël e saja, sepse ajo është një lustër sepse është një zonë e kontaminuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy