Vinca: Serbia autonominë e Kosovës e ka rrëzuar me propagandë. Në Veri gati sa nuk është krijuar Republika Srpska

Vinca: Serbia autonominë e Kosovës e ka rrëzuar me propagandë. Në Veri gati sa nuk është krijuar Republika Srpska

Shkrimtari Agim Vinca, për marrëveshjen e dakordësuar në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç dhe çështjen e tribunalit të Hagës, ku po gjykohet ish-Presidenti Hashim Thaçi, thotë se janë ngjarje të rënda për popullin e Kosovës, pasi gjykohen krerët e UÇK-së.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tha se marrëveshja e Ohrit ka ardhur pas diskutimeve të vazhdueshme dhe presioni të vazhdueshëm, ku janë ndërruar disa herë përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe politikanët e Kosovës dhe Serbisë.

Serbia edhe autonominë e Kosovës e ka rrëzuar me propagandë, ka mekanizma propagande të jashtëzakonshme.

Nga diskutimet e Brukselit, doli partia Lista Serbe, një parti moniste, instrument në duart e Beogradit. Bën barrikada dhe gjithçka.

Se në Kosovë kishte politikanë serb që e njihnin realitetit të ri. Dhe e dyta është fjala asociacion. Asociacion Beogradi, Brukseli dhe tashmë Amerika.

Marrëveshja është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe është bërë marrëveshje ndërkombëtarisht e vlefshme. Është vështirë që t’i ikësh. Në pikën e 7, parashihet asociacioni.

Në Veri gati sa nuk është krijuar Republika Srpska. Kosova nuk e kontrollon atë pjesë të territorit, ose e kontrollon pjesërisht. Aty monedha është dinari jugosllav.

Kjo ka ndodhur që në 1999 që kur trupat serbe janë vendosur te Ura e Ibrit. Kurti nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë.

Albin Kurti e ka trashëguar dhe duke manovruar me ato aftësi politike që ka, ka arritur të përdorë një term tjetër vetëmenaxhim.

SHBA dhe BE po e përkëdhelin pak si shumë Serbinë, po i japin koncension pas koncensioni.

Edhe mos nënshkrimi i marrëveshjes së planit franko-gjerman, nuk është dakord. Është koncension, madje i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy