Gripi i shpendëve, Duka: Çmimi i vezës i rritur mbi 150%. Të kompensohen bizneset (VIDEO)

Gripi i shpendëve, Duka: Çmimi i vezës i rritur mbi 150%. Të kompensohen bizneset (VIDEO)

Deputeti Agron Duka thotë se gripi i shpendëve bëri dëmin më të madh në Durrës, ku kanë ngordhur 820 mijë pula, ku pati ditë që ngordhjet shkuan nga 10 mijë në ditë.

Ai tha për MCN Live, se kjo gjë çoi në rritjen e çmimit të vezës me 150%, si dhe paralajmëroi rritje të mëtejshme të tij.

Duka deklaroi se në dy pulari pati ngordhje masive, dhe se Inspektoriati Kombëtar i Veterinarisë erdhi dhe i groposi, pa synuar për shkakun.

Më pas u shfaq te ‘Aiba’ e cila zgjodhi rrugën dhe protokollin dhe u shfaq si trakeit infektiv. Janë shumë të ngjashme, nuk jam plotësisht i bindur se ka qenë varianti i parë laringo trakeiti, mendoj se ka qenë gripi i pulave. Specialistët e ‘Aiba’ ngulën këmbë se kaq ngordhje masive mund të ketë nga infeksion, kërkuan asistencë. Ngulën këmbë për grip. U bënë me kujdes analiza dhe pas 3-4 ditësh u zbulua se ishte grip shpendësh, i cili është shumë i rrezikshëm për tu përhapur nga shpendët te shpendët.

Në vijim Duka tha se masat e bio-sigurisë që varen nga njeriu zbatohen 100%, ato që janë të përcaktuara, sa i takon veshjeve dhe mjeteve.

Sipas tij, zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi, ka qenë njeri që ka qenë pjesë aktive për menaxhimin e situatës por deklaroi se nuk mund të marrë përsipër që kjo situatë u menaxhua në mënyrë të shkëlqyeshme, pasi tha se rreth 70 mijë shpendë të ngordhura ngelën dy ditë grumbull të ngordhura.

Nga shpendi te njeriu gripi nuk transmetohet, por çdo gjë e ngordhur po ta lësh shkakton infeksione. Në fillim u mendua se do çoheshin në inceneratorë, por nuk kishin kapacitet, u munduan. Dy ditë duhet për të parë shkresat dhe letrat, njohim dëmin, e vlerësojmë kaq, do mundohemi t’iu kompensojmë. Duhet kompensim! T’iu japim mundësi që të merrni një kredi në bankë.

Bota e ka kompensuar gjithmonë gripin e shpendëve, Shqipëria jo. Kjo më duket mua si të gjejmë sebep, që këto stabilimente janë të krahasueshme me Gjermaninë dhe Izraelin. Sot është një periudhë shumë e rrezikshme se po kërkojmë licencë për import. Standardet bëji ti, por jo me burokraci, se do lësh tregun bosh, ky është i vetmi biznes që është 100% shqiptar.

Nëse e lejon këtë vrimë të madhe, nuk e kompenson, që të kesh të paktën vezë importi. Sa do ta marrësh vezën e Izraelit, nuk mund të jetë e freskët sa ajo shqiptare. Bizneset janë në kufi mbijetese. Dy pulari nuk deklaruan çfarë kishin pulat ndaj zv.ministrja foli për 630 mijë, por i groposën dhe nuk kanë asnjë pulë sot. Dëmi është i pallogaritshëm, pulat që ngordhin dhe fitimi i munguar.

Duka foli edhe për një dëm rreth 2.5 milionë euro si pasojë e ngordhjeve nga gripi i shpendëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy