Basha-deputetëve të maxhorancës: Jeni kukulla që ju ka sjellë krimi në Parlament

Basha-deputetëve të maxhorancës: Jeni kukulla që ju ka sjellë krimi në Parlament

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka sulmuar mazhorancën në Kuvend duke thënë se gjysma e deputetëve të PS janë kukulla dhe i ka sjellë në Parlament krimi. 

“Për çfarë qeshni këtu ju kukulla që gjysma këtu ju ka sjellë krimi. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër. Që vjen këtu flet dhe nuk flet për krimin. Për çfarë qeshni ju?! Qeshni për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh? Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria. Për çfarë qeshni ju?! Apo për atë 8-vjeçarin që u plagos nga tritoli në Vlorë. Për çfarë qeshni ju?! O kukulla pa integritet, pa personalitet. Gjysma prej jush ka ardhur këtu, ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi, e dini fare mirë. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër ky këtu, që vjen sulmon një orë opozitën dhe nuk guxon të thotë një fjalë për krimin. Pse? E di vetë se pse. Sepse ai është njësh me ta, dhe nuk ka nevojë të tregoj fotot për këtë. I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu. Për çfarë?!”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy