Zjarri në Finiq/ Kiço: Është djegur tërë sipërfaqja e bimësisë së Parkut Arkeologjik, ka shpëtuar vetëm biletaria (VIDEO)

Zjarri në Finiq/ Kiço: Është djegur tërë sipërfaqja e bimësisë së Parkut Arkeologjik, ka shpëtuar vetëm biletaria (VIDEO)

Gjatë mesditës së sotme zona e Finiqit është përfshirë nga zjarri dhe flaket kanë prekur edhe Parkun arkeologjik 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.

Prefekti i Vlorës, Kristaq Kiço në një komunikim për ‘MCN lajme’, pohon se zjarri ka rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik të këtij qytetit duke djegur në tërësi sipërfaqen e bimësisë duke shpëtuar vetëm pjesa e hyrjes.

Situata është e vështirë, pasi zjarri në Finiq ka përparuar. Zjarri ka filluar nga pjesa perëndimore e fshatit dhe ka përparuar me një shpejtësi të madhe, i favorizuar nga era që frynte në zonë në ato momente. Njëkohësisht zjarri ka përparuar në drejtim të teatrit antik të Finiqit dhe në drejtim të fshatit Mavropull dhe Qijan.

Zjarri ka kaluar në të gjithë sipërfaqen e parkut e Finiqit ku është djegur gjithë bimësia në tërësi në tërë perimetrin e Parkut dhe ka shpëtuar pjesa e hyrjes, biletaria e parkut.'

Prefekti i Vlorës, thotë se forcat zjarrfikëse janë të përqendruar në drejtim të dy fshatrave të banuara që rrezikohen nga përhapja e zjarrit.

Në zonë ka intervenuar edhe një helikopter i FA-së.

Një vatër është mbi fshatin Shijan që është në bashkinë e Delvinës dhe një është mbi fshatin Mavropull të bashkisë së Finiqit.

Janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikëse jo vetëm të Finiqti dhe Delvinës por edhe të bashkive të tjera përreth, nga Gjirokastra kanë ardhur rreth 30 forca të Ushtrisë, para një ore ka fluturuar mbi pjesën e zjarrit edhe enje helikopter i FA, që ka bërë një orë fikje te zjarrit. Momentalisht forcat zjarrfikëse janë përqendruar në zonën e Mavropullit dhe mbi fshatin Shijan që të bëjnë të mundur që mos të vazhdoj zjarri në drejtim të dy fshatrave te banuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy