Vazhdon "lufta" në distancë mes deputetit të Partisë Socialiste, Pirro Lutaj dhe ish-ministrit të Drejtësis Ylli Manjani i shkarkuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Brenda pak orësh në profilin e tij në rrjetin social në “Facebook” deputeti socialist ka reaguar ashpër ndaj Manjanit. “Keqardhje për votën që i kam dhënë këtij perversi, unë deputeti ‘koti’”, – shkruan Lutaj.
Replikat mes tyre nisën kur nga mbledhja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku munguan përfaqësuesit e LSIsë, Lutaj ironizoi “bojkotin” e tyre me batutën se “po presnin që Manjani të vizitohej pas gjithë atyre akuzave që lëshoi”.
Nga ana tjetër ishministri i Drejtësisë, duke e cilësuar Lutajn si një deputeti “koti” shtoi ndër të tjera se “i sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë analizat e Kryetarit të vet! Nëse nuk ja jep i sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqiptar”.



