Varësia nga importet, Nunaj: Qeveria duhet të rikthejë zinxhirin e furnizimit brenda vendit

Varësia nga importet, Nunaj: Qeveria duhet të rikthejë zinxhirin e furnizimit brenda vendit

Për të shmangur varësinë nga tregjet e huaja, Shqipëria duhet të përsosë zinxhirin e furnizimit brenda vendit. Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, tha në studion e MCN Economy se kriza që pasoi konfliktin në Ukrainë tregoi sa të varur jemi ne nga importet, edhe kur është fjala për një produkt që konsumohet në masë si buka.

Kriza Rusi-Ukrainë e nxori tregun para një krize ushqimore. Tre janë vendet eksportuese të grurit: Rusi, Ukrainë dhe Kanada. 40% e grurit ne e importojmë nga Ukraina. Ajo që është themelore është një vend duhet të ruajë stabilitetin, duke marrë parasysh nivelin e lartë të konsumit të bukës që ne kemi.

Shtetet e tjera marrin masat që të zvogëlojnë varësinë nga importi. Shqipëria për vitin 2023 ka subvencionuar fermerët. Shqipëria është treg i hapur dhe ka varësi nga importi. Ndaj krizat globale dhe rajonale importohen drejtpërdrejt. Prandaj zvogëlimi i varësisë dhe rritja e prodhimit të brendshëm është zgjidhja.

Kriza Rusi-Ukrainë riktheu edhe njëherë në vëmendje pavarësisë e vendeve. Në këtë krizë të zarzavateve, në këtë prishje të zinxhirëve të furnizimit. Me stabilizimin e situatës lindi nevoja e rishikimit të zinxhirit. Në të tilla raste, organizimi i samiteve dhe forumeve të tilla është domosdoshmëri. Kemi sipërfaqe toke të mjaftueshme për të përballuar kërkesën e tregut shqiptar. Qeveria duhet të synojë që këtë zinxhir furnizimi ta rikthejë në Shqipëri. Jo vetëm do të zvogëlojmë varësinë, por njëkohësisht do të krijojmë një situatë më të mirë ekonomike në vend. Qeveria duhet të synojë të mbajë këtë zinxhir furnizimi brenda vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy