Analisti Aleksandër Çipa deklaron se politikisht janë ditë të vështira për Partinë Socialiste dhe drejtuesit të saj, por nuk janë ditë të vështira ekzistencializmi për Edi Ramën si kryesocialist dhe Kryeministër i vendit.
Ai tha për MCN Live, se fakti që Edi Rama iu drejtua inspektorit të lartë drejtësisë, me gjuhën me të cilën komunikoi me ministrin e Drejtësisë në mbledhjen e grupit parlamentar, janë paradhënie e ndryshimit të pashmangshëm që klasa politike po përgatit për amendimin e legjislacionit për drejtësinë dhe konkretisht SPAK dhe GJKKO.
Çipa deklaroi se me zhvillimet që po ndodhin në Partinë Socialiste, ka një çarje të thellë tektonike.
Vizita e Ramës në bashkinë Tiranë, është një kumt politik, për peshën që zë Bashkia Tiranë në kuadër të elektoratit.
Partia Socialiste është një parti me strukturë permanente të funksionimit elektoral.
Ajo që po ndodh me Veliaj është një goditje sizmike.
Përsëritja e goditjeve të tilla në kuadër të mandatit të tretë qeverisës të kryeministrit Rama, e kanë bjerrur imazhin politik dhe reformator në raport me antikorrupsionin dhe qeverisjes me duar të papastra.
Kjo është arsyeja pse zoti Rama është politikisht person shumë i shqetësuar. Në daljet e djeshme dhe të sotme, është me një gjuhë trupi të shqetësuar.
Por kjo nuk do të thotë se nuk mendon një modul të ri të lëvizjes politike.
Momenti i listave do të shkaktojë sizmikën e lëvizjeve të brendshme të partisë, nëse do të përfaqësojë grupet e interesit, apo balancave të reja që mund të vendosen brenda saj.
Është një parti që ka krijuar një përplasje mes trashëgimisë socialiste dhe novitetit të saj.
Kjo parti ka krijuar edhe diferenca tektonike mes tradicionales dhe të resë në parti.
Sot nevoja e Kryeministrit është t’i bashkojë dhe të krijojë një pakt mes tyre.
Kjo më duket e vështirë, në kushtet kur opozita është fuqizuar. Të gjitha këto kanë efekt elektoral për PS.
Por Partia Socialiste strukturat i ka bazike, problemi qëndron mes antagonizmit mes Partisë Socialiste dhe qeverisë.
Një kryeministër që ka ndërruar 60 ministra, pa pasur konsultime me bazën.
Mendoj se në Partinë Socialiste ka një çarje tektonike dhe këtë gjë Rama e lexon me intuitën e një njeriu që gjashtë vitet e fundit ka qenë hapa para kundërshtarit.



