Mali i Zi/ Kryeson Gjukanoviç, shqiptarët me dy mandate (VIDEO)

Mali i Zi/ Kryeson Gjukanoviç, shqiptarët me dy mandate (VIDEO)

Pas numërimit të 88% të kutive të votimit në Malin e Zi, partia e drejtuar nga Milo Gjykanoviç kryeson me 34,8% të votave, çka përbën 29 mandate në Parlament.

Me një rezultat të ngushtë vjen më pas opozita që ka 28 mandate deputetësh, pra 32,8% të votave, ndërsa partia opozitare “Paqja është Kombi ynë” ka marrë 12,5% të votave, pra 10 deputetë.

Të dyja këto parti përbëjnë edhe shumicën e re në Parlament.

Ndërkohë, dy koalicionet shqiptare kanë arritur të sigurojnë dy deputetë në Kuvendin e Malit të Zi. Kështu, Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1,4% të votave, duke siguruar kështu një mandat, si dhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1,1% të votave, duke siguruar edhe ky një mandat deputeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy