
Në studion e “Të Paeskpozuarit”, analisti dhe gazetari Mustafa Nano tha se më shumë sesa “të fortët”, problem në Shqipëri janë gangot pa probleme penale që futen në politikë për interesat e tyre.
Rakipi: Si ka mundësi që vetëm në Shqipëri flitet për banda? Sërish në lista dalin persona që kanë dalë në përgjime. Ç’është ky guxim? Në çfarë vendi jetojmë?
Nano: Histerinë e dekriminalizimit nuk e kam bërë dot timen. Unë problem shoh ata njerëz që janë legalë, kanë në dorë vendimmarrjen, kanë provokua konflikte civile si ai në 97. Historia e dekriminalizimit është një grackë ku na kanë futur këta njerëz. Unë problem shoh gangokracinë, njerëz që nuk kanë probleme penale, por kanë prerje gangoje. Futen në politikë vetëm për interesat e tyre.



