
Policia në Shën Petersburg ka arrestuar një historian të shquar rus nën dyshimin për vrasjen e një ish-studenteje pasi ai u ra në lumë me një çantë shpine, brenda së cilës gjendeshin krahët e saj, thanë autoritetet.
Mediat lokale në Shën Petersburg raportuan se profesori i universitetit Oleg Sokolov ishte i dehur dhe ra në lumë, teka po përpiqej të hidhte pjesë të trupit atje.
Policia më pas shkoi në shtëpinë e Sokolov, ku zbuloi trupin e dekapuluar të Anastasia Yeshchenko, 24 vjeçe, me të cilëin ai ishte bashkëautor i shumë punimeve.
"Një 63-vjeçar u shpëtua nga lumi Moika. Krahët e një gruaje u zbuluan në çantën e tij të shpinës e burri i arrestuar dyshohej për vrasje", thanë hetuesit në deklaratë. Hetuesit nuk e emëruan njeriun, por policia e identifikoi atë si Sokolov.
Historiani është autor i librave mbi shtetarin francez dhe udhëheqësin ushtarak Napoleon Bonaparte dhe kishte vepruar si një këshilltar historik në disa filma. Ai mori Legion d’Honneur të Francës në 2003.
Sokolov ishte gjithashtu anëtar i Institutit Francez të Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Politikës (ISSEP), por të Shtunën shoqëria njoftoi në një deklaratë se i ishte hequr pozita e tij në komitetin e tij shkencor.
ISSEP u themelua nga Marion Marechal, mbesa e Marine Le Pen, drejtuese e partisë së ekstremit të djathtë National Rally dhe një ish-deputet i partisë. / The Guardian/



