Vengu: Rreziqet nuk lidhen më vetëm me armët klasike, por edhe me teknologjitë e reja. Duhen mekanizma më të fortë kontrolli

Vengu: Rreziqet nuk lidhen më vetëm me armët klasike, por edhe me teknologjitë e reja. Duhen mekanizma më të fortë kontrolli

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes se Shqipëria po përballet me një realitet të ri sigurie, ku kufiri mes paqes, krizës dhe përdorimit civil të mallrave ushtarake është gjithnjë e më i paqartë. 

 

Gjatë prezantimit të projektligjit të ri, Vengu theksoi se rreziqet e sotme nuk lidhen më vetëm me armët klasike, por edhe me teknologjitë e reja, materialet me përdorim të dyfishtë dhe softuerët që mund të transferohen lehtësisht, duke krijuar nevojën për mekanizma më të fortë ligjorë kontrolli dhe parandalimi.

 

Kemi të bëjmë me një realitet të ri sigurie, ku kufiri mes paqes, krizës, përdorimit civil të mallrave ushtarake, është bërë gjithmonë e më i paqartë. Lind nevoja që ky rrezik të administrohet dhe parandalohet. Sot rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Teknologjitë e reja që transferohen në mënyrë të padukshme. Materiale dhe pajisje që transferohen për përdorime të dyfishta. Softuere që transferohen nga një vend te tjetri me një klik, apo pajisje që janë në dukje civile, por që përdoren dhe mund të shndërrohen në mjete survejimi. Mosveprimi ligjor në këto kushte nuk do ishte neutral. 

 

Projektligji që propozojmë sot ka tre objektiva themelore. Projektligji që propozojmë sot kryetar ka 3 objektiva themelore. E para harmonizohen plotësisht me kuadrin rregullator të BE-së. Konkretisht rregulloren 821 të vitit 2021. Forcimin e mekanizmave të kontrollit, vlerësimit dhe rrezikut. Sikundër edhe rritjen e sigurisë juridike, jo vetëm për institucionet ligjzbatuese, por edhe për operatorët ekonomikë të ndryshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy