
Sipas autoriteteve japoneze, dhejtëra peshkatarë të Koresë së Veriut ranë në det në brigjet veriore të Japonisë pas një përplasjeje me një anije patrullimi të Agjencisë Japoneze të Peshkimit. Numri i saktë i njerëzve të shpëtuar nuk u specifikua, as numri i personave të zhdukur, por besohet se në bordin e anijes kishte mbi njëzet persona. Operacionet e kërkimit do të vazhdojnë derisa policia japoneze të bindet se të gjithë janë shpëtuar dhe nuk ka të humbur. Zyrtarët e Agjencisë së Peshkimit thanë se anija patrulluese japoneze nuk pësoi dëme serioze, ndërsa varka koreane u mbyt rreth gjysmë ore pas përplasjes. Aksidenti ndodhi në zonën Yamatotai jashtë bregdetit veriperëndimor të gadishullit Noto, një zonë e diskutueshme midis Japonisë dhe Koresë së Veriut. Sipas të dhënave, anija e Koresë së Veriut kishte hyrë në ujërat japoneze pa leje.



