Trajnimi i mësuesve/ Rushiti: Do dalin në pah problematikat me kurrikulat dhe do nxjerrim rekomandime për përmirësimin e tyre (VIDEO)

Trajnimi i mësuesve/ Rushiti: Do dalin në pah problematikat me kurrikulat dhe do nxjerrim rekomandime për përmirësimin e tyre (VIDEO)

Ministria e Arsimit dhe Sportit përmes ASCAP nis Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve edhe në Tiranë duke ofruar trajnime të specializuara për mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nga pedagogët e Fakultetit të Gjuhë-Letërsisë së Universitetit të Tiranës.

Rozana Rushiti, pedagoge në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN TV se qëllimi i këtij trajnimi ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies, por edhe të nxënies, me fokus zhvillimin e aftësive të të lexuarit.

Më tej, Rushiti bëri me dije se në trajnim do të marrin pjesë të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar.

Qëllimi i trajnimit ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies, por edhe të nxënies, me fokus zhvillimin e aftësive të të lexuarit. Propozimi ka ardhur nga MAS dhe ka qëllim që të përmirësojë cilësinë në procesin e mësimdhënies që do të sjellë dhe përmirësimin e cilësisë së nxënies, me fokus zhvillimin e aftësive të të lexuarit. Kjo aftësi që ka të bëjë me të lexuarin, erdhi si rezultat i vlerësimeve ndërkombëtare, përmendim PISA-n.

Ky trajnim do të zhvillohet me mësuesit e sistemit parauniversitar dhe zhvillohet në disa fusha, gjuhë, letërsi, fizikë dhe matematikë në ato lloj aftësish ku vlerësohen nxënësit në vlerësimin e PISA-s. Nuk zhvillohet në të njëjtën kohë, duke qenë se këtë trajnim e zhvillojnë universitetet, do të mbyllet brenda këtij 3-mujori.

Sipas Rushitit, në përfundim të këtij trajnimi do të dalin në pah problematikat që përmbajnë kurrikulat si dhe do të nxirren edhe disa rekomandime për përmirësimin e tyre.

Zhvillimi i trajnimeve do të nxjerrë problematika në lidhje me atë se çfarë problemesh kanë kurrikulat e sotme. Duke realizuar këtë lloj trajnimesh në Universitet, edhe në bashkëveprim edhe në komunikim edhe në shkëmbim idesh do të dalin në pah dhe problematikat me kurrikulat. Pas trajnimeve do të nxirren dhe rekomandime që në vijim do të sjellin ndoshta përmirësim të kurrikulave.

Më tej, Rushiti tha se përmirësimi i cilësisë së arsimit bëhet nëpërmjet ndryshimit të kurrikulave,

Të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Përmirësimi i cilësisë së arsimit bëhet nëpërmjet ndryshimit të kurrikulave, pasi ato përmbajnë tekste, mënyrën e organizimit të mësimit, teste, vlerësimin e nxënësve, por edhe vetë institucione përfshirë dhe mediat do duhet të jenë më të kujdesshme dhe duhet ta përmirësojnë këtë cilësi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy