Trump për herë të parë me maskë mbrojtëse

Trump për herë të parë me maskë mbrojtëse

Edhe pse maska është cilësuar si “arma” më e mirë kundër virusit të padukshëm, Donald Trump ka vonuar për ta përdorur atë.

Trump përdori për herë të parë në publik një maskë kundër koronavirus gjatë vizitës në spitalin ushtarak Ëalter Reed në Bethesda, Maryland, disa milje nga Shtëpia e Bardhë këtë të dielë. Imazhet u transmetuan në televizionin amerikan.

Më parë, presidenti kishte përdorur maskën gjatë vizitës në një fabrikë, por në një zonë private, megjithëse kishin mbërritur edhe foto dhe video. "Unë mendoj se është një gjë e shkëlqyeshme ta përdorni maskën kur jeni në spital, kur po flisni me shumë ushtarë dhe njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit", kishte thënë Trump përpara se të hynte në Ëalter Reed.

"Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por mendoj se duhet të vlerësojmë kohën dhe vendin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy