TEC-et lundruese, Feruni: Janë krim ekonomik nëse ndizen, në kontratë gjenden hapësira për ankimim

TEC-et lundruese, Feruni: Janë krim ekonomik nëse ndizen, në kontratë gjenden hapësira për ankimim

Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferunaj, thotë se vënia në punë e TEC-eve në Vlorë do të ishte një krim ekonomik.

Sipas tij, kontrata për dy anijet që supozohej të prodhonin energji elektrike ka shumë paqartësi, të cilat do t’i shërbenin Avokaturës së Shtetit si argument për të ndalur në kohë zbatimin e kontratës.   

Nuk ka logjikë ekonomike që këto të punojnë. Çmimi në bursë aktualisht nuk e kalon 130 euro për megavatorë, por me këto kostoja shkon në 200 euro.

Është e publikuar kontrata dhe ju si media duhet të investigoni. Ofshore është se kompania e madhe ia ka deleguar këtë një kompanie tjetër që është anonime offshore. Nuk ka asgjë në internet për këtë kompani. Në kontratë thuhet se nëse ka ankesë duhet të ankimosh përmes ligjit anglez. Mendoj që avokatët duhet të aktivizohen për këtë çështje. Kemi mundësi t’i shpëtojmë ato para. Nëse ato ndizen, do të nisë pagesa.

Kanë qenë në Bangladesh, kanë 5 vjet pa punë atje dhe dy vite këtu. Në kontratë nuk është jetëgjatësia e tyre. Duhet të kenë dalë jashtë përdorimit. Nëse përdoren edhe një ditë të vetme është krim ekonomik.

Në kontratë ka një pikë ku thuhet se afati për ta vënë në përdorim është 160 ditë. Kanë kaluar 350 ditë. Nuk është respektuar kontrata. Kjo mund të përdoret si argument që Avokatura e Shtetit të ndalojë këtë kontratë. Le të mos lëmë që të vidhet e pastaj të kërkojmë hajdutin, por ta ndalojmë pa nisur vjedhja. Autoritetet mendoj se janë të interesuar t’i shpëtojnë kësaj afere.

Janë 70 milionë euro vetëm qira. KLSH po e shqyrton. Do djegin 600 tonë naftë në ditë. Duhet anuluar ky tender. Edhe tenderi që fitoi Petrolifera duhet anuluar. Janë ca mundësi. Lidhjen e ka përgjegjësi kompania, por çështjen e thellimit të detit, 2 milionë euro, kanë ikur tashmë. Duhej thelluar deti që ato të akomodoheshin. Por në kontratë nuk ishte parashikuar, thellimi doli më vonë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy