
Vetëm një ditë më parë Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Mirlinda Kërçanaj raportoi në Komisionit për Dezinformimin mbi sulmin kibernetikë të Iranit ndaj Shqipërisë në shtator të vitit 2022.
Në studion e “MCN informacion” sot u fol më gjerësisht për këto sulme kibernetike të cilat tronditen sistemin informatikë dhe digjital në Shqipëri dhe jo vetëm.
Miklovan Beqiraj administrator sistemesh, Mateo Doda, inxhinier Softare, Kejsi Voskopi Inxhiniere elektronike dhe Arbër Ormeni, ekspert IT, dhanë shembuj konkret se për çfarë arsye siguria kibernetike përfshin gjithë sistemin e mbrojtjes së një rrjeti digjital dhe si i tillë sulmi bëri dëme të shumta.
Por që sipas tyre, ndërgjegjësoi shtetin që të marrë masa më të forta për mbrojtjen e sistemit kibermetik.
Arbër Ormeni:
Sistemi i sigurisë kibernetike sot është një problem global dhe nuk është vetëm 10 % ose 20% të të dhënave që mund të kenë probleme s ai përket zbardhjen apo vënies në dispozicion apo vjedhjes dhe ndërhyrjen në sisteme informatike. Le të themi se sigurua kibernetike përfshin të gjithë mjete ligjore, organizative, teknike, kolektive, për qellim mbrojtjen e hapësirës kibernetike.
Shteti shqiptar ka pasur një sulm të caktuar që i është bërë ASKSH që u vodhën shumë të dhëna dhe u bën disa dëme sa i përket përfshirjes së disa sistemeve te caktuara shtetërore, që kishin lidhje me e-albania, kjo është problematika por për sa kohë sot investimet ne shtet janë investimet më serioze që shteti është bërë, por sulmi aty ishte për nga mënyra se si u bë publike ishte shume i thjeshtë.
Mateo Doda:
Nuk ishte vetëm, e-albania, si sisteme të sulmuara, por ishin të gjtah sistemte qeë menaxhoheshin nga AKSHi, diku te 10 mijë bekende dhe mënyra se si u sulmua ishte përmes të ashtuquajtures ‘around somewhere’ që është një nga llojet e sulmeve kibernetike, që inkripton të dhëna të ndryshme dhe në raste të sulmeve te tjera, këto hakera kërkojnë pagesë kundrejt kthimit të të dhënave të inkriptuara.
Kurse në rastin tonë po inkriptoheshin të gjithë të dhënat e njerëzve gjë që patjetër do krijonte një kaos të vërtetë, sepse sa i përket te dhënave të identitetit, të bizneseve të ndryshme do afektoheshin në atë mënyrë dhe do kishin pasoja kolosale.
Thënë shkurt ne jemi më të sigurte siç ishim para vitit 2022 por kemi implementuar përmes bashkëpunimit implementimin e disa masave parandaluese të këtyre sulmeve kibernetike.
Kejsi Voskopi:
Si sulm pati kulmin kur u bë publik më 15 korrik por në katër grupet që u morëm më këtë sulm që ishin të financuara nga qeveria e Iranit, në të vërtetë fillimet e para të sulmit kanë qenë pak më herët, rreth tetor 2021-janar 2022.
Nuk ishim bërë publike se fillimisht sulmuan një faqe periferike dhe më pas u përgatiten për sulmin e madh. Pos grupit të madh ishin edhe dy të tjera që merreshim me procese të caktuar të zhvillimit të sulmit, sepse kur behet një sulmit kibernetikë ka disa faza, e para, marrja e sistemit, ndërhyrja në të dhe manipulimi, fshirja apo aksesimi i të dhënave.
Fakti që u sulmuan ndikoje që edhe ne të marrim më shumë masa dhe të shikojmë të gjitha hallkat e nderimit të sistemit dhe të mundohemi të krijojmë të ardhmen sisteme sa më të mira.
Miklovan Beqiraj:
Kur bëhet një ‘around somehwere’ të gjitha ato të dhëna të inkriptuara ti duhet të bësh njëfarë pagës, se është e pa mundur t’i kthesh prapa ato të dhëna.
Përgjithësisht kështu ndodh kundrejt pagesës. Do ishte komplet naive nëse nuk do kishim një back up se një sistem i mirë nëse do punonte duhet që patjetër të kesh një back up të të dhënave e nëse ndodh në gjë e tillë nuk do kishte problem edhe nëse do fshiheshin të dhënat për shkak se ti mund ti ktheje prapa ato të dhëna.



