Presidenti i ri, oferta e papritur Bashës: Ndryshojmë Kushtetutën, ta zgjedhë populli shqiptar

Presidenti i ri, oferta e papritur Bashës: Ndryshojmë Kushtetutën, ta zgjedhë populli shqiptar

Në kohën kur zgjedhja e presidentit të ri ka dështuar në dy raundet e para, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë pa pritur një ofertë të re.

Nga çadra e lirisë, kreu i opozitës i ka bërë thirje maxhorancës që të ndryshojmë Kushtetutën, dhe ta zgjedhë populli shqiptar presidentin e ri.

"Na kanë ftuar këtë javës për punën e Presidentit. Ne i kemi votat, po hajde ta bëjmë me konsensus. Ne i kemi paret, po hajde ta blejmë bashkë. Do blejmë ndonjë viç në treg? I kujt është Presidenti? Është i Ilir Metës? I Lul Bashës? I kujt është? Atëherë oferta ime është kjo; të zgjedhim President nga populli. Hap i rëndësishëm në projektin e Republikës së re është transferimi i pushtetit tek qytetarët. Natyrisht, fokusi ynë është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme si hapi më i rëndësishëm për Republikën e re. Meqë çështja e Presidentit po shtohet në tavolinë, meqë po kërkoni kontributin tonë, për të demonstruar seriozitetin dhe vendosmërinë tonë për Republikën e re ju japim një dhe vetëm një ofertë për çështjen e Presidentit të Republikës; të ndryshojmë Kushtetutën, ta zgjedhë populli shqiptar", deklaroi Basha.

Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor dhe se Shqipëria evropiane nuk mund të jetë në dorën e një kaste të korruptuar që e ka kthyer vendin në lopën e vet siç tha ai.

"Zgjedhje më 18 qershor nuk ka dhe ka për të patur. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk ka për të patur. Çdo përpjekje për dialog duhet të ketë parasysh se mbi standarde. Nuk ka asnjë tërheqje. Rruga për një pakt kombëtar për një Shqipëri evropiane mbetet e hapur edhe për partitë e Republikës së vjetër. Sepse kultura jonë, vlerat tona janë ato evropiane për dialogun dhe vendosmëria jonë është për të mos dorëzuar më kurrë vlerat evropiane tek krimi, te droga dhe te një kastë e korruptuar që e ka kthyer Shqipërinë në lopën e vet. Kjo ofertë nuk duhet kuptohet si dobësi por si zemërgjerësi. Dy janë rrugët; përmes dialogut ta zgjidhim ose për ndryshe populli do ta marrë në dorë", tha Basha .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy