Këngëtarja Paro Zilfaj, e njohur si kapedania e polifonisë labe e ftuar në “Zgjohu me MCN” tregon për fillesat e saj në rrugën e muzikës që në moshë të vogël.
Ajo tregon se e ka nisur që në moshën 9 vjeç dhe tashmë numëron 56 vite në skenë dhe pjesë e grupit të ‘Bënçës’ që në krijimin e tij. Paro zbulon se me grupin e saj janw duke përgatitur një album ku po mbledhin shumë këngë të bukura.
Në fakt që nga festivali i parë që jemi deklaruar 56 vite bëhen tani, ndërsa nga mosha 9 vjeç kam marrë pjesë në festivalin e parë atëherë s’ka pasur televizion, por audio doli, por i qëmtonin ato këngët lirike, epike, për bariun, bareshën, për vreshtin, për labët, Vlorën për të gjitha. E kam nisur si pjesë e një grupi polifonik dhe tani jam pjesë e grupit të Bënçës. Kolegët i kam shumë të mirë, 55 vjet jam pjesë e grupit të Bënçës që në fillimet e saj.
Në fakt polifonia është e bukur dhe duhet ti doni. Vështirësi ka për të qëndruar në treg sidomos unë që s’kam ndonjë ndihmë, por pasioni të bën të qëndrosh e fortë dhe të mos shkëputesh. S’ka këngëtar që të jetë i kompletuar, është i mirë në jug por s’di veriun, por pasioni të bën të qëndrosh, ndjehem shumë mirë kam bërë dhe shumë bashkëpunime por ndonjë fitim nuk kam kushedi se çfarë.
Në festivalin që i kam kënduar Enver Hoxhës në një festival në ‘83 ishin të gjithë me tekste që i këndonin Enver Hoxhës por isha e vetmja që me këngën time e preka dhe u përlot. Bashkëpunime kam bërë shumë, kam emocione por ngaqë jam akoma në skenë se ndjej shumë. Pasioni është si një sëmundje e brendshme dhe nuk do doja të shkëputesh nga ajo. Jemi duke përgatitur një album tani me grupin e Bënçës ku jemi duke mbledhur shumë këngë dhe besoj se do lëmë shumë gjëra të bukura.



