
Në 24 orët e fundit, testet e kryera në vendin kanë nxjerrë pozitivë 200 të testuar. Shifra ka dalë nga 2 183 testime të kryera. Gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dy qytetarë ndërsa 27 të tjerë janë shëruar. Viktimat janë një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 2 981 pacientë aktivë me COVID-19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, numri total i qytetarëve që e kanë kaluar sëmundjen shkon në 130 700.



