Egnatia “fluturon” në krye, triumf mes spektaklit ndaj Laçit

Egnatia “fluturon” në krye, triumf mes spektaklit ndaj Laçit

Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti 2-1 Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superiore.

Në minutën e 10-të, ishte i përhershmi, Raphael Dwamena, i cili zhbllokoi sfidën.

Sulmuesi kontrolloi mirë një top të marrë në zonë dhe ia doli ta dërgojë në fundin e rrjetës.

Nuk mungoi as reagimi i Laçit, me kurbinasit që krijuan disa raste, por pa arritur të shënojnë.

Një pjesë e dytë spektakolare më pas, me Egnatian që shënoi të dytin me Spahiun në minutën e 57-të, ndërsa kurbinasit ngushtuan diferencat në minutën e 84-t, falë një autogoli të Malotës.

Skuadra e Bejzade kishte edhe raste të tjera, por nuk ia doli të barazojë. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e parë me 10 pikë, po aq sa edhe Tirana, ndërsa Laçi mban vendin e pestë me 7 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy