Gjatë përurimit të tunelit të Skërficës, grupi “Zëri i Bilbilit” priti me këngë labe kryeministrin Edi Rama. Por duket se performanca nuk ka qenë flas, pasi grupi polifonik është paguar nga Bashkia Sarandë.
Në vendim thuhet se ka pasur transaksione për “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin” në vlerën e 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra, pagesa të kryera në 29 korrik 2022 në vlerën e 1 milion e 272 mijë lekë, dhe në 1 shtator 2022 në vlerën e 22 milionë e 50 mijë lekë të vjetra.
Kujtojmë që gjatë përurimit të segmentit Kardhiq-Delvinë më 2 korrik, ishin të pranishëm kryeministri Rama, si dhe ministrat, Balluku, Gjiknuri, Kumbaro, dhe kryebashkiakë të tjerë.



