Avokati Eugen Beci foli në emisionin “Aranutistan” në MCN TV mbi profilin e të penduarve të grupeve kriminale, duke theksuar se ata nuk duhen besuar symbyllur nga drejtësia. Beci tha se të penduarit rrezikojnë pasi u del emri, por në Shqipëri nuk ka pasur raste vrasjeje apo plagosje të të penduarve përgjatë dekadave të fundit. Beci tregoi se i penduari duhet të zbulojë gjithçka di mbi ngjarjet, përndryshe zhbëhet marrëveshja që ai ka vendosur me prokurorin.
Të penduarit e drejtësisë, ndihmojnë shtetin të marrë revanshin. Edhe të penduarit janë njerëz. Asnjëherë shteti nuk i beson të penduarit me sy mbyllur, aq më tepër një të penduari që vjen nga bota e krimit. Këta janë njerëz që bëjnë llogaritë e tyre, që po të kapen hyjnë në burgim të përjetshëm dhe bëjnë një marrëveshje. Krimi ka avancuar aq shumë saqë mund të përdoren të penduar për të goditur grupe kriminale. Duket se është fillimi i të besuarit, pro çdo thënie do provohet me prova konkrete. I rëndësishëm është kontakti psikologjik me këta persona. Në rast se ai vendoset përballë presionit të shtetit, shteti ndërhyn edhe i thotë: ore do të rrish gjithë jetën në burg, apo të bësh 5 vite edhe të ikësh. Rrezikojnë pasi u del emri. Në momentin që prokurori mendon që ke thënë gjysmën, ka të drejtë të prishë marrëveshjen. Duhet t’i thotë të gjitha ose asgjë. Çdo vit ka një komision që vlerëson rrezikun e këtij të penduari. Që nga viti 2005 shteti shqiptar nuk ka pasur asnjë avari me të penduarit. Në Shqipëri nuk janë vrarë dhe plagosur, që do të thotë programi ka funksionuar mirë. Sepse të penduarit shkojnë në shtete të tjera. Duhen ruajtur konfidencialitete. Sepse nuk shkon vetëm ai por edhe familjarët”.
Ndërsa iu kërkua një mendim mbi uniformat blu sot, Beci tha:
Policia sot duke pasur metoda të zhvillimit, ka avancuar, nuk është më Policia vitit 2000, apo policia e vitit 97’. Sot Policia do ecë në nivelin e kohës sepse edhe krimi ecën në nivelin e kohës”.



