Ndarja më e madhe që prej 1 mijë vitesh/ Kisha Ortodokse Ruse u jep fund marrëdhënieve me Konstandinopojën

Ndarja më e madhe që prej 1 mijë vitesh/ Kisha Ortodokse Ruse u jep fund marrëdhënieve me Konstandinopojën

Kisha Ortodokse Ruse shkëputi lidhjet me Sinodin e Shenjtë të Patriarkanës së Konstandinopojës, udhëheqjes mbarëbotërore të krishtërimit ortodoks, në përgjigje të një vendimi të javës së kaluar, me të cilin Konstandinopoja i dha pavarësinë Kishës Ortodokse të Ukrainës.Veprimi i Kishës Ortodokse Ruse, e cila numëron pothuajse gjysmën e të gjithë besimtarëve ortodoksë në mbarë botën, konsiderohet si përçarja më e rëndë mes krishterëve në 1000 vjet që nga viti 1054, kur u shënua ndarja e ortodoksizmit lindor nga katolicizmi.

"Anëtarët e Sinodit të Shenjtë e shohin të pamundur vazhdimin e qëndrimit në bashkësinë eukaristike me Patriarkanën e Konstandinopojës", thuhet në një deklaratë të kishës ortodokse.

Rruga drejt pavarësisë, "autoqefalia" në terma kanonikë, e kishës ukrainase, ka shërbyer si një shoqëruese e aksioneve për konfliktin ushtarak që ka vijuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Në vendimin e javës së kaluar, Kostandinopoja jo vetëm që dha pavarësinë, por edhe riktheu priftërinjtë, peshkopët dhe anëtarët e kishës që ishin çkishëruar nga Moska. Moska e ka mbajtur nën kontroll kishën ukrainase për 332 vjet me anë të një autorizimi sinodal të lëshuar në vitin 1686. Vendimi i javës së kaluar e revokoi këtë autorizim.

Kisha Ortodokse Ruse pretendon se nuk ka asnjë argument për përmbysjen e vendimeve të vjetra që kanë afirmuar për tre shekuj kontrollin e Moskës mbi kishën ukrainase. Midis të tjerash, në deklaratën e kishës ruse theksohet se Konstandinopoja nuk kishte të drejtë të revokonte ish-komunikimet e ukrainasve nga Moska, duke përfshirë udhëheqësin e kishës ukrainase, Patriarkun Filaret, i cili është akuzuar nga Moska për tradhti.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy