Një aplikacion i ri i bën macet të flasin

Një aplikacion i ri i bën macet të flasin

Një aplikacion që synon të përkthejë mjaullimën e maces tuaj është zhvilluar nga një ish-inxhinier i Amazon Alexa. MeowTalk regjistron tingullin dhe më pas përpiqet t’i gjejë kuptimin.

Pronari i maces ndihmon në etiketimin e përkthimit, duke krijuar një bazë të dhënash që i shërben inteligjencës artificiale.

Aktualisht, ka vetëm 13 frazat në fjalorin e aplikacionit, që përfshijnë: "Jam e zemëruar", “Më ushqe” dhe "Më lër të qetë!"

Kërkimet sugjerojnë që, ndryshe nga njerëzit, macet nuk kanë një gjuhë të përbashkët.

Secila mjaullimë e maces është unike dhe e përshtatur për pronarin e saj.

Pra, në vend të një baze të të dhënave të përgjithshme për tingujt e maceve, përkthimi i aplikacionit ndryshon nga macja në mace.

Duke regjistruar dhe etiketuar tinguj, softueri i inteligjencës artificiale dhe i të mësuarit kompjuterik mund të kuptojë më mirë zërin e secilës mace - sa më shumë që përdoret, aq më e saktë.

Qëllimi final është që përkthimi i mjaullimës të shdërrohet në një zë njerëzor që del nga qaforja e maces.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy