Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas izolon juglindjen, Shoqëria Civile paralajmëron protestë

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas izolon juglindjen, Shoqëria Civile paralajmëron protestë

Rrëshqitja dhe bllokimi i aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas po kufizon lëvizjen në juglindjen e Shqipërisë, duke rritur kostot e transportit dhe vështirësuar funksionimin e bizneseve. 

 

Sektori i turizmit, transportit dhe tregtisë është ndër më të prekurit, ndërsa devijimet drejt rrugëve alternative rrisin rrezikun për sigurinë rrugore.

 

Shoqëria civile e Qarkut Korçë kërkon ndërhyrje urgjente nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, për përmirësimin e akseve alternative, masa lehtësuese ekonomike dhe garanci për furnizim të pandërprerë me mallra dhe karburant. 

 

Ata paralajmërojnë një protestë ditën e hënë nëse nuk merren masa, teksa theksojnë se Qarku Korçë përbën një nyje të rëndësishme ekonomike dhe ndërkufitare për vendin dhe se bllokimi i këtij aksi nuk është thjesht një problem rajonal, por një çështje me impakt kombëtar që kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe transparente.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy