Kërkesa e Ramës/ Komisioni i Sigurisë shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në 31 mars

Kërkesa e Ramës/ Komisioni i Sigurisë shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në 31 mars

Komisioni i Sigurisë ka pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për zgjatjen e periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

Mësohet se tashmë kërkesa për shtyrjen deri në 31 mars do të kalojë në Parlament, nga ku pritet edhe vendimi përfundimtar.

Gjendja e Jashtëzakonshme në vend u shpall pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima.

10.46 h- Rama kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020

Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Me një shkresë drejtuar Parlamentit, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, qeveria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. 

Në letrën drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Rama kërkon që ky institucion të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më datën 31 mars të vitit 2020 për qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall tri ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi këto tre qarqe. Në bazë të nenit 174, gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallet nga Këshilli i Ministrave për jo më shumë se 30 ditë. Sipas pikës 2 të këtij neni, për zgjatjen e saj, qeveria duhet të marrë pëlqimin e Kuvendit.  

Çfarë vendimesh kufizon gjendja e fatkeqësisë natyrore?

Neni 170 në pikën 5 të tij sanksionon se në të tilla kushte, “nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme”.

Pra, për një periudhë 30-ditore, ka ndërprerje të nismave ligjore si reforma zgjedhore, nisma e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Meta apo formalizimi i nismës për referendum, një ide e hedhur një javë më parë nga kreu i shtetit.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ligji parashikon kufizimin e disa të drejtave dhe lirive të qytetarëve si: paprekshmëria e banesës, e drejta për të zgjedhur vendbanimin, zgjedhja e mjeteve të jetesës apo e drejta për grevë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy