KQZ i heq mandatin Belerit/ Andoni: Situata tregoi papjekuri politike, zgjedhjet në Himarë duhet të rregullojnë imazhin (VIDEO)

KQZ i heq mandatin Belerit/ Andoni: Situata tregoi papjekuri politike, zgjedhjet në Himarë duhet të rregullojnë imazhin (VIDEO)

Analisti Ben Andoni në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar vendimin për heqjen e mandatit të Belerit nga KQZ për të cilin u shpreh se këto pritshmëri ishin të qarta që në fillimet e çështjes.

Ai tha se kjo situatë tregon pa pjekurinë e partive politike, ndërsa theksoi që pret që këto zgjedhje të kenë një fytyrë ndryshe për të rregulluar imazhin e keq.

Sipas tij banori lokal ka nevojë për shërbime dhe jo politikë dhe me çështjen Beleri në Himarë u shpik një kauzë që nuk ishte.

Drupal Ad

 

 

 

I gjithë procesi i Belerit tregoi papjekurinë e gjithë makinerisë shtetërore dhe sistemi drejtësisë nga ana tjetër ishin të angazhuar që të shkonin drejt këtij rezultati që Himara të kishte zgjedhje të reja. Ju e dini se përveç Goros që vazhdoi mandatin rrallëherë ka ndodhur në ndonjë bashki që të ketë të tilla probleme. Me këtë papjekurinë e forcave tona se si e trajtojmë pushtetin.

Me rastin  e Belerit Himara tregoi se problemin etnik, tashmë ai problem ka evoluar me kalimin e kohës dhe me çështjen e Belerit. Modeli si të zgjidhet, kanë treguar se këto zgjedhje do jenë problematike e para sepse Himara ka nevojë për pushtetin lokal sepse dihet sa të theksuara janë problemet me pronat atje.

Prandaj besoj se zgjedhjet do jenë shumë shpejt, por në çdo datë që do jenë do jenë problematike dhe problemet lokale i kanë shumë të mëdha dhe banori lokal ka nevojë për shërbime dhe jo politike. Do doja që politika të tregonte njëlloj pjekurie, pasi Rama dhe të tjerët krijuan një problem etnik në një zonë që ka qenë vazhdimisht problematike.

I pyetur nëse mund të ketë Greqia influencë në këto zgjedhe, Andoni tha se kjo është e pritshme pasi në Himarë u shpik një kauzë atje ku nuk kishte.

Me çështjen e Himarës kanë arritur të ngrenë një kauzë dhe kur kanë paraqitur çështjen e Belerit në Bruksel e kanë paraqitur si shkelje të të drejtave të njeriut, prandaj mendoj se Greqia do investohet përsëri.

Mitsotaklis mori atë që donte me Belerin sa i përket votës së brendshme të vendit të tij. Kauza nacionaliste sot janë gjithnjë e më të qarta dhe besoj se Greqia prapë do angazhohet sepse i duhet çështja me Himarën. Ndërsa ne nga ana tjetër po tregojmë prej kohësh se nuk dimë të bëjmë zgjedhje të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy