
Adela Kanani, menaxhere produkti në “Talentslink” tha në studion e MCN Informacion se platforma që ajo ka ideuar bën të mundur që të krijohen lidhje të suksesshme mes talenteve dhe kompanive që i kërkojnë ata.
Sipas Kananit, e veçanta e “Talentslink” është integrimi i Inteligjencës Artificiale e cila bën diferencë e kësaj kompanie me të tjerat në Treg.
Unë jam një person që më pëlqen t’i ndihmoj njerëzit dhe kam pasur kontakte të vazhdueshme me rininë shqiptare. Ata në mënyrë të vazhdueshme më thonin “Adela na gjej një punë”, “Adela, a mund të na referosh diku?’. Duke pasur këtë ndërveprim, thashë pse të mos krijojmë një platformë.
U ulëm me ekipin tim të punës dhe menduam të krijonim Talentslink, e cila është platforme inovatore sa i përket lidhjes së rekrutuesve me talentet. Ne vlerësojmë kapitalin njerëzor dhe human në të njëjtë kohë duke bërë të mundur që në të njëjtën kohë njerëzit e duhur të shkojnë tek njerëzit e duhur dhe njëkohësisht të realizojnë lidhje të suksesshme.
Ne dëshirojmë që pjesën e produktin tonë ta orientojmë nga e ardhmja dhe është shumë e rëndësishme që të jemi konsistentë.
Ky projekt ka nisur që në prill të 2024, ne ishim gati për ta lançuar. Kemi vijuar punën intensivisht me platformën që në atë periudhë. Kemi pasur feedback pozitiv si nga ana e kompanive me të cilët ne kemi partneritet, por gjithashtu dhe nga talentet që na janë bashkuar gjatë rrugëtimit tonë. Jemi të kënaqur me progresin. Kemi të integruar dhe IA. Nëse kemi një tërësi kompanish që dëshirojnë të gjejnë talentet e tyre pranë platformës sonë, platforma i lejon në mënyrë automatike t’i bëhet përputhshmërie e nevojave të kompanive me aftësitë e kandidatëve.



