Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se SPAK ka vendosur të hetojë depozitimin e dherave në landfillin e administruar nga Mërtiri dhe Zoto.
Sipas saj, lidhur me këtë çështje, rrezikon edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe autoriteti kontraktor.
Fakti që inceneratori nuk është mbyllur si çështje e rrezikon edhe Veliaj dhe autoritetin kontraktor.
Rolin e autoritetit kontraktor, prej dy vitesh e ka marrë bashkia e Tiranës dhe është paguar për dy vite për një landfill që kapsulon dhe nuk djeg mbetjet.
Nga ajo që kam lexuar unë në një vendim të SPAK kam parë një aferë shumë të madhe të depozitimit të dherave, një skemë mafioze nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, me policinë bashkiake dhe inspektoriatet dhe çdo ndërtues që nuk çonte dherat atje, gjobitej.



