SpaceX e Elon Musk, regjistrohet pasagjeri i parë që do të udhëtojë në Hënë (VIDEO)

SpaceX e Elon Musk, regjistrohet pasagjeri i parë që do të udhëtojë në Hënë (VIDEO)

Kompani e hapësinore e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk, tha se ka regjistruar pasagjerin e parë privat që do të fluturojë rreth Hënës me raketën e saj Big Falcon.

SpaceX tha se njoftimi për Big Falcon Rocket (BFR) ishte një hap i rëndësishëm drejt qasjes së përditshme në hapësirë.

“SpaceX regjistroi pasagjerin e parë privat në botë që do të fluturojë rreth Hënës një hap i rëndësishëm drejt mundësisë për çdo njeri që ëndërron të udhëtojë në hapësirë”, tha kompania në një postim në Twitter.

Ajo nuk përmendi ndonjë afat kohor se kur do të realizohet udhëtimi dhe nuk e bëri të ditur se kush është pasagjeri.

Por, në të kaluarën, ka thënë se do të arrijë suksesin me dy pasagjerë diku në fund të vitit 2018.

Kompania tha se do të ofrojë më shumë informacione për planin më 17 shtator.

“Zbulojeni se kush do të fluturojë dhe pse, të hënën, më 17 shtator”, tha SpaceX.

“Vetëm 24 njerëz në histori kanë qenë në Hënë. Askush nuk ka qenë atje që nga misioni i fundit Apollo më 1972”, tha kompania me seli në Kaliforni.

Në shkurt të vitit 2017, SpaceX tha se dy turistë hapësinorë kishin paguar depozita të konsiderueshme për një udhëtim rreth Hënës këtë vit.

Sidoqoftë, udhëtimi akoma nuk është bërë dhe identitetet e turistëve nuk janë zbuluar ende shkruan BBC.

SpaceX gjithashtu nuk ka dhënë një shpjegim për vonesën, ndërsa vëzhguesit e industrisë në atë kohë ishin skeptikë për nisjen.

Megjithatë, një vit më parë sipërmarrësi i diskutueshëm, i cili gjithashtu themeloi kompaninë e makinave elektrike Tesla, tha se SpaceX do të përqëndrohet në BFR për të zvogëluar shpenzimet.

BFR është 106 metra e lartë dhe 9 metra e gjerë, ndërsa Falcon Heavy është 70 metra e lartë dhe 12 metra e gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy