Konflikti në Ukrainë do të përfundojë "deri në fund të vitit", shtetet evropiane do të pendohen për politikat e tyre dhe do t'i kthehen bashkëpunimit me Rusinë.
Ky është parashikimi i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili deri më tani ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për trupat ruse me trupat e tij.
Kadyrov, i cituar nga agjencia ruse RIA Novosti, foli në një intervistë me ministrin çeçen për politikën kombëtare dhe marrëdhëniet e jashtme, Akhmed Dudayev, të transmetuar në kanalin e tij Telegram.
"Deri në fund të vitit - tha komandanti çeçen - operacioni special do të përfundojë. Shtetet evropiane do të pranojnë se veprimet e tyre ishin të gabuara, Perëndimi do të gjunjëzohet dhe, si zakonisht, vendet evropiane do të duhet të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me Federatën Ruse. Nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë ndryshe”, tha ai.



