Reshjet e dendura të shiut, kanë bërë që mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit në Vlorë do të ndalohet të vijojnë aktivitetin e tyre për shkak të përkeqësimit të motit.
Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që të këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit.
Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datat 26, 27, 28, 29, 30.11.
Në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-JugPerëndim është forca 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 ballë ,10-15m/s deri në 7-8 ballë/ 15-20m/s dhe lartësi dallgë nga 1.50 deri 3.50 metra.
Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Anijet pasagjere dhe anijet e tjera nuk kane kufizime. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021 / 12:00”, thuhet në njoftimin e kapitenerisë së Vlorës.



