Sofia Vergara është një nga femrat më të bukura të Holivudit. Por shumë mund ta merrnin për të dashurën e djalit nëse e shohin në rrugë.
Bukuroshja latine u fotografua krah të birit nën dritat e prozhektorëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy.
Vergara, tashmë 45 vjeçe, është nëna e 26-vjeçarit Manolo Gonzalez Vergara.
Ai është fëmija i vetëm i aktores dhe ka lindur nga martesa e hershme dhe jetëshkurtër me të dashurin e shkollës së mesme, Joe.



